QK në Skenderaj ofron arsimin dhe aftësimin në profile të ngushta në lëmin e ndërtimtarisë. Aftësimi në kuadër të secilit profil profesional përbëhet nga tri vite shkollim, që e plotësojnë njëri-tjetrin dhe sigurojnë një specializim në rritje.
Secili profil ka një plan program të veçantë për çdo vit. Në ketë Qendër praktika e aftësimit profesional zë vendin më të rëndësishëm.
Përveç nxënësve të rregullt Qendra (Shkolla) ka planë te zhvilloj edhe mësimin (trajnimin) për te rritur në të gjitha profilet e parapara për nxënës te rregullt, mirëpo në ketë pikë jemi duke u përgatitur që trajnimet të mbahen sipas kompetencave dhe grupeve për persona të caktuar tani vetëm është punuar në ketë fushë edhe nga institucionet e caktuara në dhënien e licencave dhe akreditimeve, kështu që jemi duke e zhvilluar ketë proces sepse edhe kërkesat janë të shumta.