Historiku i shkollës

Shkolla e Mesme e Lartë ,, Qendra e Kompetencës’’ si institucion edukativo-arsimor filloj punën më 01.12.2010, si donacion i Qeverisë Norvegjeze së bashku me MASHT-in.

Shkolla si e tillë është e vetmja në Kosovë që ofron të gjitha profilet e ndërtimtarisë me standarde të Bashkimit Evropian, ketë mundësi e ka sepse ka staf të kualifikuar, punëtori dhe hapësira për mësim teorik dhe praktik.

QK në Skenderaj punon në koordinim me ekipin e Eksperteve Norvegjez, në përpilimin  e plan programeve, trajnimeve të mësimdhënësve si dhe akreditimin e tyre në bazë të punës dhe aktiviteteve që janë zhvilluar deri më tani si dhe atyre që do të zhvillohen në të ardhmen, në vitet e tjera të mësimit.

Mësimet në QKS zgjasin tri vite ku rolin dominant e ka puna praktike gjatë tri viteve të mësimit, ndërsa pjesa teorike inkorporohet dhe modifikohet në bazë të punëve dhe detyrave që parashtrohen gjatë hartimit të plan programit vjetor nga ana e mësimdhënësve të lëndëve profesionale.

Gjatë kësaj periudhe të mësimit, aplikimi i këtij plan programi me ekspertet ndërkombëtarë ka dhënë rezultate të pritshme, si dëshmi mund të potencohet edhe interesimi i madh i nxënësve në detyrat praktike si dhe njohuritë e tyre i kemi të dokumentuara dhe të aplikuara në praktikë.

Angazhimi i një numri nxënësish  në ndërmarrje, për realizimin e pjesës praktike, të mësimeve sidomos në vitin e fundit në klasën e XII deri me tani është i kënaqshëm.

Një prej objektivave për ngritjen e cilësisë së mësimit në arsimin profesional është edhe  zbatimi i rregullores e cila do të ndikonte shumë në përmirësimin e rendit  në Shkollë, koordinimin mes nxënësve – mësimdhënësve dhe prindërve, informimin dhe reklamat që ofron shkolla për drejtimet përkatëse si dhe aktivitete tjera të shumta.