Institut cilësor dhe profesional

Qendra e Kompetencës në Skënderaj është e vetmja në Kosovë që ofron të gjitha profilet e ndërtimtarisë me standarde të Bashkimit Evropian.

Historiku i shkollës

Shkolla e Mesme e Lartë ,,Qendra e Kompetencës’’ si institucion edukativo-arsimor filloi punën më 01.12.2010, si donacion i Qeverisë Norvegjeze së bashku me MASHT-in. QK në Skenderaj punon në koordinim me ekipin e Eksperteve Norvegjez, në përpilimin  e plan programeve, trajnimeve të mësimdhënësve si dhe akreditimin e tyre në bazë të punës dhe aktiviteteve që janë zhvilluar deri më tani si dhe atyre që do të zhvillohen në të ardhmen, në vitet e tjera të mësimit.

PSE NXËNËSIT NA ZGJEDHIN NE?

Pas përfundimit të tre viteve të arsimit dhe provimit të maturës në QKS, nxënësit mund të vazhdojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, në Universitete jashtë vendit, në Kolegje private. Nxënësit e suksesshëm do të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe me shkathtësi të duhura në hapësirat e tyre të punës. Nxënësve të QKS ju mundësohet të punësohen më lehtë si në Kosovë por edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Drejtimet

Ndërtimtari e lartë

Punëtorë peisazhi
Ndërtues rruge
Montues i gypave

Ndërtimtari e ulët

Beton punues
Murator dhe pllakashtrues
Ngjyrë punues, llak punue

Energji dhe mjedis

Instalues elektrik
Instalues i ujit, sanitarive dhe sistemeve.

Profesionalizëm

Koncept model i kurrikulit, me bazë sistemin modular profesional më të avancuar, bazuar në kompetenca që përkojnë me standartet profesionale të tregut dhe kërkesat e kohës.

E ardhme e sigurtë

Spektër i gjerë i mësimnxënies, bazuar në kompetenca të profilizuara, kompatibile, dhe në trend me qasjen dhe standartet profesionale të tregut, kompetenca unike sipas kërkesave të kohës për karrierë dhe perspektivë të sigurtë profesionale

Kualitet

Qasje e re e të mësuarit, metodat bashkëkohore aplikative, kushte të favorshme në një ambient me infrastrukturë moderne, garancë për kualitet.

Menaxhmenti

Armend Bajraktari
Drejtor
+377 44 214 395
Lavdim Uka
Zv. Drejtor
+377 44 74 54 33
Xhevdet Loshi
Zv. Drejtor
+377 44 350 745

Mëso prej më të mirëve

QK në Skenderaj ofron arsimin dhe aftësimin në profile të ngushta në lëmin e ndërtimtarisë. Aftësimi në kuadër të secilit profil profesional përbëhet nga tri vite shkollim, që e plotësojnë njëri-tjetrin dhe sigurojnë një specializim në rritje.

Kontakti

Hazir Radisheva, Skënderaj 41000

Armend BAJRAKTARI, Drejtor
Tel: +377 44 214 395
Lavdim UKA, zv.Drejtor
Tel: +377 44 74 54 33
Xhevdet LOSHI, zv.Drejtor
Tel: +377 44 350 745
Email: qkskenderaj@hotmail.com